Elon Berisha vazhdon me Prishtinën e Re, do ta udhëheq ekipin në Superligë - Gazeta Express
string(73) "elon-berisha-vazhdon-me-prishtinen-e-re-do-ta-udheheq-ekipin-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 18:40

Elon Berisha vazhdon me Prishtinën e Re, do ta udhëheq ekipin në Superligë

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 18:40

Klubi i Prishtinës së Re ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Elon Berisha, i cili do ta drejtojë skuadrën edhe në sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Berisha ishte një nga figurat kyçe në suksesin historik të klubit, duke e udhëhequr ekipin drejt ngjitjes në elitën e futbollit kosovar për herë të parë.

Performanca mbresëlënëse e tij gjatë sezonit të kaluar ka bindur drejtuesit e klubit që t’i besojnë timonin e skuadrës edhe për edicionin 2025/26.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë të re me trajnerin, duke synuar vazhdimësi dhe stabilitet në sezonin e tyre debutues në Superligë.

Elon Berisha dhe stafi i tij tashmë kanë filluar përgatitjet për sfidat që i presin në elitë, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues që do të mbetet në mesin e më të mirëve të futbollit kosovar.

Trajneri Berisha foli për faqen zyrtare të klubit pasi nënshkroi kontratën me Prishtinën e Re.

“Tani fillon një kapitull i ri më i madh, më i rëndësishëm dhe objektiva është të ndërtojmë një strukturë të fortë dhe konkurruese por mbi të gjitha ruajtja e kulturës së punës që na solli deri këtu”

“Superliga kërkon nivel tjetër dhe ne do të punojmë çdo ditë për ta përballuar me nder dhe dinjitet”./GazetaExpress/