Simon Robert Armitage (1963), poet, dramaturg, muzikant dhe romancier anglez. Poet Laureat, 2019.
FOLEJA ARTIFICIALE
Kur budallai i moçëm i dehur
e pa kukuvajkën,
u betua verbërisht se ishte engjëll.
‘Gjysmë-njeri, gjysmë-shqiponjë,’
i tha dikujt në sheshin e qytetit.
‘Flakë të bardha në ajër,
një fantazmë me krahë, i gugati
turmës së mbledhur.
‘Një prani e çuditshme
që shfaqet nga qiejt,’
iu tha reporterëve të grumbulluar
para se t’i binte të fikët.
Rrëmuan në livadhe e shqopa
por gjetën vetëm togje eshtrash të imët dhe dhëmbë
dhe kafka dhe gëzofë pjesërisht të tretur
dhe flokë të lidhura nyje.
Çka ishte e çuditshme, ngase kur vajza e re
e pa engjëllin u betua verbërisht se ishte një kukuvajkë,
por kur vrojtuesit e zogjve shkuan në korie
dhe shikuan në folenë artificiale
gjetën pendla të argjendta
dhe kakë të ndritshme
dhe një meteorit të ngrohtë
dhe pak pupla të bëra veç nga drita.
Nest Box
When the drunken old fool/ saw the barn owl,//he swore blind it was an angel./‘Half-human, half-eagle,’//he told someone in the town square./‘White flames in mid-air,//a ghost with wings,’ he crowed/ to the gathering crowd.//‘A weird presence/ that materialised out of the heavens,’// he said to the scrum of reporters/ before he keeled over.// They searched the meadow and heath/ but found only pellets of small bones and teeth //and skulls and part-digested fur /and knotted hair.// Which was strange, because when the young girl/ saw the angel she swore blind it was a barn owl,// but when birdwatchers went to the copse/ and looked in the nest box// they found tinselly silver threads/ and luminous turds// and a warm meteorite/ and a few feathers made only of light.
Shënim:
Nga Carol Rumens
Poezia Nest Box është pjesë e përmbledhjes ‘Dwell’, një koleksion i vogël i ilustruar nga artistja kornvalliane, Beth Munro.
Poezia me titull të shkurtër, ashtu si edhe Drey, Den, Hibernaculum dhe Insect Hotel, fokusohet në vendet e sigurta, natyrore ose të sajuara, të banuara nga kafshët e egra të Lost Gardens of Heligan të rikthyer në jetë në Cornwall. Në të vërtetë, kemi marrë vesh, poezitë “do të shfaqen fizikisht në lokacione të siteve specifike dhe në paraqitje të ndryshme“ – si instalacione, pllaka, skulptura dhe kështu me radhë. Për këtë, Dwell, është një botim paraprak i ilustruar, një përmbledhje e shkurtër joformale, angazhuese dhe shpesh humoristike që do të joshë lexuesit më të rinj dhe lexuesit rastësorë, dhe do ta mprehë vetëdijen ekologjike të cilitdo lexues.
Projekti Lost Gardens sot dhe në restaurimet e tij të ardshme të planifikuara ka domethënie të epërme ekologjike, siç e bën të qartë Dwell. Është një rrëfim me dimensione madhore historiko-politike, po ashtu, përkitazi me klasën, regjionalizmin dhe Luftën e Parë Botërore. Tashmë po spekuloj dhe shpresoj se do të ketë një koleksion të plotë më vonë nga angayhimi i përzemërt i poetit laureat ndaj “Willow Garden” (siç përkthehet emri i tij kornvellian). Është material i pasur.
Derisa poezitë në Dwell janë njëkohësisht tokësore dhe nga imagjinata e lirë, Vest Box adreson çështje më thelbësore rreth asaj se çfarë e përkufizojmë si reale. Në lexim të parë m’i sjell në mend çështjet e ngjashme të ngrehura nga njëri prej librave të mi të preferuar për fëmijë, Skelling, nga David Almondi. Aty, protagonisti homonim mund të jetë pothuajse secili i pastrehë, por siç në të vërtetë ai vetë ua pranon fëmijëve që e kanë shpëtuar, ai është njëmend “diçka që kombinon aspekte të njeriut, hutit dhe engjëllit”. Almondi e njeh ndikimin e një tregimi të shkurtër nga Gabriel García Márquez, ‘Një burrë shumë në moshë me krahë të stërmëdhenj’, zakonisht i klasifikuar si realizëm magjik. Poezia e Armitaget është më e tërthortë: nuk përfshihet lehtësisht në çfarëdo kutie të gjinisë, esencialisht ka të bëjë me problematizimin e përgjigjës njerëzore ndaj fenomenit natyror dhe pyetjen se si sigurojmë “dëshmi” që të sfidojmë iluzionet tona të mundshme. Ka një forcë ekologjike të hetimit: njerëzit kanë nevojë për një lloj magjepsjeje për t’i bërë të interesohen në një mënyrë më pak egocentrike për mjedisin, por ne duhet të dimë çka shohim kur shohim “natyrën”, që të jemi në gjendje ta mbrojmë. Është një çështje shumë e rëndësishme edhe për poetët.
Foleja artificiale fillon kur “budallai i moçëm i dehur” (ose dikush gjoja i tillë) betohet “verbërisht” se e ka parë një ëngjëll në qiell. Murmurit një refren imazhesh kundëthënëse: “gjysmë-njeri, gjysmë-shqiponjë”, “‘Flakë të bardha në ajër, një fantazmë me krahë”. Reporterët që janë duke e hetuar rrëfimin, pasi që burrit “i bie të fikët”, kërkojnë dëshmi, por i gjejnë vetëm mbetjet e ushqimit të fundit të bufit.
Narrativa e Armitaget, rastësore por vendosmërisht objektive, iu qepet pas kualifikimeve të argumentit retorik, “e çditshme” dhe “por pastaj”… Një vëzhgues i dytë, një vajyë e re, betohet se ajo që ajo ka parë ka qenë një kukuvajkë. Po a janë të dy vizionet në përputhje? Dëshmia e të parit të engjëllit konsiston në mbetjet e gjitarëve të vegjël (“pellets of small bones and teeth, // and skulls, and part-digested fur / and knotted hair”). Dëshmia e kukuvajkës ndiqet nga vrojtuesit e zogjve, një racë e narratorit që ne do të prisnim të ishte më e pabesueshme se ajo e reporterëve. Ata e kontrollojnë folenë artificiale dhe gjejnë një pirg të përzier misterioz: “tinselly silver threads / and luminous turds // and a warm meteorite / and a few feathers made only of light.” A mos rastësisht po e bashkëndajnë engjëlli dhe kukujavka folenë artificiale?
Ka “kthesa” energjike nëse jo të papritura si lëvizje të shpejta të Armitaget, çifte vargjesh të imuara a gjysmë të rimuara rrokullisen, duke bartur tone lirike dhe gazetareske. Asnjë gjykim nuk imponohet: tekembramja, dëshmia e folesë artificiale të engjëllit mund të jetë po aq e pabesueshme sa ajo e asaj që ka parë burri në moshë, e vetë krijeses. Inteligjenca imagjinative e lexuesve të vegjël dhe jo aq të vegjël është ushqyer për merak. Çfarë dëshmie, vrasime mendjen ne, do të tregojë se një engjëll e ka përdorur folenë artificiale të menduar për një kukavajkë? Çka është engjëlli? Çka është ky këtu? Sigurisht se nuk është një burrë në moshë nopran me flatra dhe jo i madh dhe i çuditshëm si ai që është parë nga “drunken old fool”. Është një engjëll i masës së një kukuvajke, ose më i vogël. A duhet të çojmë mendjen te Summa Theologica e Toma Akuinit? Ndoshta nuk është ndonjë lloj engjëlli tradicional, por, kur është fjala për “meteoritin e ngrohtë”, jo esencialisht mbinatyror. Muskujt e arsyetimit dhe përfytyrimit duhet të stërvien vazhdimisht nga ne banorët e tokës, jo vetëm për atë se është e sigurt se forma të jetës në planete të tjera do të zbulohen një ditë.
“Welcome Note” për librin Dwell i Armitaget është i rëndësishëm për poezinë ‘Foleja artificiale’. Aty ai përshkruan se si prindërit e tij luftonin të mbronin strehet e çative të banimit të tyre social, të mirëmbajtur me krenari, nga bregcat beydisëse që ndërtonin çerdhet aty. “Ky lloj i jomikprtijes,” shkruan Armitage, “është rritur në përpjestim të drejtpërdrejtë me rritjen e popullsisë njerëzore dhe pasoja e të mos pasurit shtëpi për shumicën e qenieve të gjalla është shuarja. Bregcat tash janë zogj në listën e kuqe.” Është diçka që duhet ta mbajmë në mend teksa e shijojmë magjinë dhe humorin e engjëllit-kukuvajkë, por të vrasim mendjen për gjurmët e fundit të banimit të tij në folenë artificiale të menduar për të.
/The Guardian
/Gazeta Express