Athletic Club po feston rinovimin e kontratës së Nico Williams, pasi arriti ta mbajë sulmuesin 22-vjeçar, përkundër përpjekjeve të përsëritura të Barcelonës për ta transferuar gjatë dy verave të fundit.
“Los Leones” kanë lidhur një marrëveshje të re 10-vjeçare me Williams, që do ta mbajë në klub deri në vitin 2035.
Williams kishte kontaktuar Barcelonën përmes agjentit të tij për të shprehur interesin për një transferim në “Camp Nou”.
Megjithatë, pas pasigurive që Barcelona kishte për ta regjistruar lojtarin, pasi do të duhej të paguante klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh, Williams vendosi të negociojë një kontratë të re me Athletic.
Si pjesë e shpalljes së rinovimit, u publikua një video ku Williams spërkatte me bojë vitin “2035” mbi murin e famshëm ku janë të pikturuar ai dhe vëllai i tij, Iñaki.
Pas kësaj, disa nga veprimet e Athletic u interpretuan si goditje indirekte ndaj Barcelonës, me tifozët e Athletic që ishin të pakënaqur me përpjekjet e hapura të Barcelonës për ta joshur lojtarin.
Slogani i klubit për këtë rinovim ishte “Athletic WIN”, që përfaqëson fillimisht emrat Williams, Iñaki, Nico, por gjithashtu edhe fitoren në betejën për ta mbajtur sulmuesin. Në deklaratën zyrtare, Athletic theksonte:
“Hapi i tij përpara përballë ofertave marramendëse është një sukses i madh për Athletic Club, një Athletic WIN në çdo kuptim.”
Fjala e fundit, “en toda regla” (në çdo aspekt/plotësisht e ligjshme), u interpretua gjithashtu si thumbim ndaj Barcelonës, duke iu referuar faktit që katalanasit janë mbi kufirin e pagave dhe nuk mund të regjistrojnë transferime – diçka që Athletic e kishte bërë shumë publikisht me La Liga-n.
Gjithashtu, Athletic postoi një foto të vjetër të Nico Williams si fëmijë, së bashku me afrimin e ri të klubit, Robert Navarro.
😁 @willliamsssnico
— Athletic Club (@AthleticClub) July 4, 2025
😁 @robert10navarro
El mejor anfitrión. #NicoWilliams2035 #AthleticWIN 🦁 pic.twitter.com/zxJaE8GT2x
Ky i fundit ka qenë produkt i La Masias dhe shihet në foto me fanellën e Barcelonës. Postimi kishte mbishkrimin: “pritja më e mirë”, një tjetër ironi e mundshme ndaj ish-klubit të Navarro.
Klauzola e lirimit të Williams është rritur ndjeshëm me kontratën e re. Me Barcelonën të zemëruar për këtë zhvillim, raportohet se ata e kanë përjashtuar çdo tentativë të ardhshme për ta transferuar.
Edhe pse ka interesime nga klube të tjera, si Bayern Munich, duket se Williams e ka konfirmuar besnikërinë ndaj Athletic Club, në kontrast me pasiguritë e verës së kaluar./GazetaExpress/