BDI: Qeveria po e zhyt Maqedoninë e Veriut në projektin e `Botës serbe` - Gazeta Express
string(68) "bdi-qeveria-po-e-zhyt-maqedonine-e-veriut-ne-projektin-e-botes-serbe"

Maqedoni

Gazeta Express

04/07/2025 15:10

BDI: Qeveria po e zhyt Maqedoninë e Veriut në projektin e `Botës serbe`

Maqedoni

Gazeta Express

04/07/2025 15:10

Ngjarjet e fundit tregojnë qartë një devijim alarmant të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti ideologjik që e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe e kthen në një zgjatim institucional të “Botës serbe”. Kështu ka deklaruar BDI përmes një komunikate për medie.

Ky subjekt politik vë në pah raportin e Parlamentit Evropian në të cilin shpreh shqetësimin për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik të vendit, autoritetet në Shkup, me mbështetje të plotë shtetërore, organizojnë përkujtimin e 111-vjetorit të pushtimit serb të Maqedonisë në Shtip, duke e kthyer një ngjarje historike të dhunshme në një manifestim “festi” të përbashkët me Beogradin zyrtar. 

“Në të njëjtën kohë, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Mejdani, i cili ndërhyri për të zgjidhur një çështje konkrete në një shkollë shqipe në fshatin Nerovë të Krushevës aty ku shteti dështoi u bë objekt i një sulmi verbal të ashpër nga përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë, të cilët në vend që të japin llogari për paaftësinë e tyre, u hodhën në agresion të turpshëm ndaj atyre që e mbajnë gjallë përgjegjësinë institucionale për shqiptarët”, thuhet në komunikatë.

Të gjitha këto, sipas BDI-së, janë pjesë të një narrative të qëllimshme: përjashtimi i shqiptarëve nga shteti. Kjo nuk është më politikë, është projekt. Një projekt që e sfidon Marrëveshjen e Ohrit, e minon bashkëjetesën, dhe e orientojnë vendin drejt një modeli shtetëror etnik, nën ndikimin serb.

Tutje, në komunikatë, BDI kërkon reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve që besojnë në një Maqedoni të barabartë dhe evropiane të mos qëndrojnë indiferentë.