Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike - Gazeta Express
string(105) "deklaratat-per-thacin-e-veselin-shala-personalitetet-si-kurti-historia-i-njeh-si-figura-pa-etike-politike"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 14:39

Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 14:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar lidhur me deklaratat e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, duke thënë se personalitetet si lideri i VV-së, ‘‘historia i njeh si figura pa etikë politike’’.

Shala ka shkruar edhe se, ky ‘‘fenomen sociopolitik’’ shfaqet mes përmes dukurive mes tjerash si: Rrënimi i humanizmit; Autoritarizmi i brendshëm; Narcizmi politik.

Postimi:

Kur vdes etika politike – rasti Kurti

Personalitetet politike që për një apo më shumë arsye, synojnë të qëndrojnë në pushtet, qoftë edhe për të mbrojtur veten nga ndëshkimi për gabimet e veta, historia i njeh si figura pa etikë politike.

Rasti i Albin Kurtit në Kosovë është një shembull i qartë i vdekjes së etikës politike. Ky fenomen sociopolitik manifestohet përmes dukurive si:

•Rrënimi i humanizmit,

•Autoritarizmi i brendshëm,

•Narcizmi politik,

•Ekstremizmi ideologjik, dhe

•Përfundon në një ego të përbindshme.

Përndryshe, nuk mund të kuptohet dhe as të justifikohet deklarata e tij lidhur me liderët tanë në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe tërë UÇK-në.