Finlanda finalizon tërheqjen nga marrëveshja anti-minë, shkak kërcënimi rus - Gazeta Express
string(74) "finlanda-finalizon-terheqjen-nga-marreveshja-anti-mine-shkak-kercenimi-rus"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 14:16

Finlanda finalizon tërheqjen nga marrëveshja anti-minë, shkak kërcënimi rus

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 14:16

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka miratuar tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja ndërkombëtare (Marrëveshja e Otavës), që ndalon përdorimin e minave duke përmendur “situatën e përkeqësuar të sigurisë” dhe kërcënimin afatgjatë nga Rusia.

Votimi për këtë tërheqje është mbajtur në qershor, por AFP raporton se nënshkrimi i vendimit nga presidenti është bërë të premten.

“Finlanda nuk përballet me një kërcënim ushtarak të menjëhershëm, por ndryshimet në mjedisin operativ kërkojnë që të forcojmë mbrojtjen tonë,” raportohet të ketë thënë Stubb në një deklaratë.

Ai tutje ka shtuar se, “vendi ka një kufi të gjatë me Rusinë – e cila nuk është pjesë e Marrëveshjes së Otavës – dhe e kemi parë mënyrën se si lufton Rusia sot”

AFP njofton se vendimi i Finlandës do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas njoftimit zyrtar të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa, raportohet se edhe Estonia, Lituania, Letonia dhe Polonia janë duke planifikuar të tërhiqen nga kjo marrëveshje.