Kurti në faqen e tij në 'facebook' e uron Trumpin e SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca - Gazeta Express
string(107) "kurti-ne-faqen-e-tij-ne-facebook-e-uron-trumpin-e-shba-ne-per-diten-e-pavaresise-qofte-e-perhershme-aleanca"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 13:13

Kurti në faqen e tij në ‘facebook’ e uron Trumpin e SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 13:13

Kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, ka uruar presidentin amerikan, Donald Trump, dhe SHBA-në për Ditën e Pavarësisë, shkruan Express.

Ai ka shkruar se është mirënjohës për bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së në fusha të ndryshme, përfshirë bashkëpunimin në rritjen e kapaciteteve të FSK-së, Ukrainën e refugjatët afganë.

“Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si anjëherë më pare”, ka shkruar Kurti.