Izraeli miraton paketë humanitare për përballimin e krizës së ujit në Ukrainë, ndihmë për dhjetëra mijëra persona - Gazeta Express
string(113) "izraeli-1miraton-pakete-humanitare-per-perballimin-e-krizes-se-ujit-ne-ukraine-ndihme-per-dhjetera-mijera-persona"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 11:14

Izraeli miraton paketë humanitare për përballimin e krizës së ujit në Ukrainë, ndihmë për dhjetëra mijëra persona

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 11:14

Ministria e Jashtme izraelite ka miratuar një paketë të re ndihme humanitare për Ukrainën, me synimin për të përmirësuar aksesin në ujë të pastër në zonat e mbetura pa infrastrukturë funksionale ujësjellësi për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse prej më shumë se tre vitesh.

Sipas The Times of Israel, ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar ka ndarë detajet e paktës me ambasadorin ukrainas në Izrael, Yevgen Korniychuk, gjatë një bisede zyrtare të zhvilluar dje.

Bëhet e ditur se në ndihmë përfshihen disa sisteme furnizimi me ujë të pijshëm, secili me kapacitet për të përmbushur nevojat e dhjetëra mijëra personave. Ndërsa, këto njësi do të instalohen në Ukrainën lindore, ku infrastruktura e ujit është shkatërruar rëndë nga bombardimet ruse.

Ndërkohë, sipas vlerësimeve të rrjetit Global WASH Cluster, të udhëhequr nga UNICEF-i, në vitin 2024 rreth 9.6 milionë qytetarë ukrainas – afërsisht një e katërta e popullsisë – janë pa shërbime të mjaftueshme të ujit dhe higjienës.

Izraeli ka dhënë ndihmë humanitare për Ukrainën në mënyrë të përsëritur që nga nisja e pushtimit rus në shkurt 2022. Megjithatë, Tel Avivi ka refuzuar të ofrojë ndihmë ushtarake, vendim që ka shkaktuar pakënaqësi në Kiev për shkak të kujdesit të Izraelit për të ruajtur marrëdhëniet me Moskën.