‘Valë’ dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës - Gazeta Express
string(62) "vale-doreheqjesh-ne-bashkine-e-vlores-pas-ultimatumit-te-rames"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 9:07

‘Valë’ dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 9:07

Pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive vendore kanë paraqitur dorëheqjet pranë Kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha. Menjëherë pas largimit të Ramës, Dredha ka mbledhur stafin dhe ka kërkuar zyrtarisht largimin e tyre.

Ndërkohë, janë ngritur dy grupe pune që do të merren me analizën dhe reformimin e thelluar të administratës vendore:

  • Grupi i parë, me anëtarë Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të vlerësojë performancën e drejtuesve aktualë. Çdo drejtues që nuk e ka përmbushur detyrën pritet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit do të kalojnë një periudhë prove prej tre muajsh.
  • Grupi i dytë, ku bëjnë pjesë Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë dhe propozojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj.

Kryeministri Rama ka vendosur një afat deri më 15 korrik për përfundimin e analizës dhe për të dorëzuar listën me emrat e rinj, të bazuar edhe në propozimet e strukturave të Partisë Socialiste në Vlorë.