Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80 - Gazeta Express
string(93) "huqja-e-radhes-e-kurtit-ne-matematike-i-mbledh-deputetet-e-vv-se-ldk-se-dhe-nismes-i-dalin-80"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:42

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:42

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë edhe një huqje të madhe. Përsëri ka gabuar rëndë në matematikë. Kësaj radhe gabimi kishte të bënte me një mbledhje të thjeshtë.

Gjatë intervistës në “Tëvë1”, të cilën e dha të mërkuren, ai mundohej të tregonte numrin e deputetëve që do të kishte një koalicion i mundshme qeverisës në mes të LVV-së, LDK-së dhe Nismës.

Derisa mbledhtë deputetët e këtyre partive, Kurtit i dolën se këto tri parti i kanë 80 deputetë. Kryeministri në detyrë ishte i bindur për këtë shifër.

Ai nuk u ndalë me kaq. Duke marrë për bazë këtë shifër, ai tregonte se sa vota do t`i kishte ky koalicion edhe me deputetët e komuniteteve jo serbe dhe Nenad Rashiqin.

Kur i mblodhi të gjitha, deputeti Kurti tha se ky ky koalicion do t’i kishte mbi 90 vota.

Sipas tij, me këto vota ky koalicion do të mund të bënte gjera të mëdha.

“Shikoni, veç pak. Vetëvendosje, LDK edhe Nisma bëjnë 80. Kur shtohen edhe pakicat jo serbe edhe Nenad Rashiq e kalojmë edhe 90-shin. A e kuptoni se shumë gjera mund t`i bëjmë”, ka thënë Kurti.

Por, nëse i llogarisim votat e LVV-së(48), të LDK-së(20) dhe të Nismës(3) bëjnë 71, jo 80 sa pretendon deputeti Kurti.

Huqjen e Kurtit mund të shihni në këtë video nga minuta 19:45.

Kjo nuk është huqja e vetme e Kurtit në këto ditë të nxehta vere.

Javën e kaluar, në një konferencë për media, ai pretendonte se Kosova është vend i vetëm në Evrpë ku partia e parë është më e madhe se partia e dytë dhe e tretë nëse bënë bashkë.

Madje, me këtë gjë sfidoi edhe gazetarët, por doli keq.

“Ma gjeni një shtete tjetër në Evropë, ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe e treta bashkë?”, kishte pyetur Kurti gazetarët.

Dhe një gazetare në sekondë i kishte thënë se në Shqipëri kemi gjendjen e njëjtë.

Kurse, Kurti e kishte pranuar se kishte gabuar.

“Po, e vërtetët. Shqipëria është”, kishte thënë Kurti, ndërsa kishin shpërthyer të qeshurat e gazetarëve.

Në fakt, në Evropë janë disa vende që partia e parë është shumë më e madhe se partia e dytë dhe tretë bashkë.

Kurse, në fund të vitit të kaluar Kurti kishte bërë një huqje edhe më të madhe në matematikë.

Gjatë përurimit të një shkolle në Komunën e Podujevës, në tentim për të impresionuar nxënësit, ai ishte ngritur vullnetarisht për të zgjidhur një ekuacion të thjeshtë matematikorë.

Por, Kurti, i cili është diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, kishte dështuar keq në zgjidhjen e një ekuacion linear, i cili mësohet në klasën e 7-të.

Vetëm pasi mediat shkruan se ekuacioni ishte zgjidhur gabim, Kurti kishte reaguar dhe e kishte pranua gabimin.

Përmes një postimin në profilin e tij në “Facebook”, ai iu kishte kërkuar falje nxënësve.

“Ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore. Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, kishte shkruar Kurti, raporton Nacionale.