4 korriku, Ambasada riafirmon angazhimin për një të ardhme më të begatë me ‘‘miqtë kosovarë’’ - Gazeta Express
string(88) "4-korriku-ambasada-riafirmon-angazhimin-per-nje-te-ardhme-me-te-begate-me-miqte-kosovare"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:28

4 korriku, Ambasada riafirmon angazhimin për një të ardhme më të begatë me ‘‘miqtë kosovarë’’

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:28

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar lidhur me ditën e pavarësisë, duk thënë se sot, SHBA-të festojnë ‘‘frymën e patundur të lirisë’’, guximin e themeluesve dhe demokracisë së tyre.

Nga ambasada është riafirmuar angazhimi i tyre për një të ardhme më të sigurt, të fort dhe më të begatë së ‘‘bashku me miqtë tanë kosovarë!’’.

‘‘Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë frymën e patundur të lirisë, guximin e themeluesve tanë dhe forcën e demokracisë sonë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e 249-të të Pavarësisë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë — së bashku me miqtë tanë kosovarë!’’, thuhet në reagimin e ambasadës. /GazetaExpress