LDK uron 4 korrikun, Abdixhiku: SHBA-të janë frymëzim, kontributi për Kosovën është i jashtëzakonshëm - Gazeta Express
string(99) "ldk0-uron-4-korrikun-abdixhiku-shba-te-jane-frymezim-kontributi-per-kosoven-eshte-i-jashtezakonshem"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:12

LDK uron 4 korrikun, Abdixhiku: SHBA-të janë frymëzim, kontributi për Kosovën është i jashtëzakonshëm

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, uruar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se këto të fundit janë shembulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Ai ka deklaruar edhe se SHBA-të për shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën, janë model frymëzimi dhe mbështetjeje, shkruan Gazeta Express.

Nga i pari i LDK-së është theksuar edhe se kontributi i SHBA-ve për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm.

”Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.””, thuhet në postimin e LDK-së.

Postimi:

Mesazhi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Urime Dita e Pavarësisë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

4 Korriku i vitit 1776 shënon një prej datave më të rëndësishme në historinë botërore – shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarje nuk është vetëm lindja e një shteti në kuptimin formal, por lindja e një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë. Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.

SHBA-të pra janë shëmbulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Për shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës SHBA-të janë model frymëzimi dhe mbështetjeje.

Kontributi amerikan për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës është i jashtëzakonshëm, i pazëvendësueshëm.

Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Në këtë ditë të madhe, në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe emrin tim personal, uroj Qeverinë dhe popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.

Urime 4 Korriku!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve!