Çitaku uron 4 korrikun: SHBA është e mirë sepse amerikanët janë të tillë, faleminderit për mirësinë, sakrificën e shpresën që përçoni - Gazeta Express
string(130) "citaku-uron-4-korrikun-shba-eshte-e-mire-sepse-amerikanet-jane-te-tille-faleminderit-per-miresine-sakrificen-e-shpresen-qe-perconi"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:02

Çitaku uron 4 korrikun: SHBA është e mirë sepse amerikanët janë të tillë, faleminderit për mirësinë, sakrificën e shpresën që përçoni

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se SHBA-të janë të mira sepse amerikanët janë të tillë, duke kujtuar se ajo ka ndjerë mirësi çdo ditë gjatë shtatë viteve që ka jetuar atje.

Çitaku ka falënderuar SHBA-të për mirësinë, sakrificën, dhe, për shpresën që e përçojnë.

Postimi:

‘‘Urime 4 Korriku! ❤️🇺🇸❤️

Amerika nuk është vetëm e madhe. As vetëm e fuqishme apo e pasur. Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur apo të varfër, me pushtet apo pa të, ajo që i bën të veçantë është mirësia.

Kam jetuar shtatë vite në SHBA dhe e kam ndjerë këtë mirësi çdo ditë.

Dje, e ndjenë edhe nipërit e mi.

Derisa Arbëri dhe Dielli po drekonin me prindërit, në piceri hyn një grup ushtarësh amerikanë. Me kureshtje dhe respekt, nipat i përshëndesin dhe i falënderojnë për shërbimin.

Njëri prej tyre, ushtar nga Teksasi, larg familjes së tij për t’u kujdesur për sigurinë tonë, vendos t’i falënderojë ata: duke u vizatuar një karikaturë si kujtim.

Thank you

Për mirësinë

Për sakrificën

Për shpresën që përçoni