Një shkrim nga Suzanne Podcast që transmetohet në T7, i dedikuar edicionit të pestë të Autostrada Biennale në Prizren.
Në Prizren nga e shtundja (4 korrik) keni me mujt me vërejtë një dritë që pulson nga Sahat kulla. Nuk osht nëj dritë alarmi. Osht një zemër që rreh. Zemra e një artisti, e lidhun në kohë reale me një qytet që gjithmonë e ka pasë një puls të vetin të veçantë, me një ritëm të përzim të kohnave të shkumë, momenteve të humbuna, të rrehmeve të zemrës gjatë mbijetesës.
Ky puls e shpreh ma s’miri ndoshta edhe frymëmarrjen e Autostrada Biennale 2025, kurume sivjet nga Erzen Shkololli, artistit dhe kuratorit pejan që e njeh tepër mirë pulsin e artit kontemporan jo veç kosovar.
Artistat që po vijnë sivjet në Prizren, s’po vijne veç me ekspozu veten. Po vijnë me dëgju qytetin. Dhe me (ri)çkep si projeksion apo reflektim ato që e ndjejnë, me një kujdes të shtum ndaj qytetit ma eklektik e emblematik kosovar. Bienalja shtrihet nëpër hamame, shpi të vjetra, ish-kazermat ushtarake të një epoke të shkume, dhe arti i ekspozum nuk qëndron mbi apo mrena këtyne hapsinave fizike me historite e tyne, por rritet mrena tyne. Lëshon rranjë narative dhe estetike mrena tyne.
Nga aromat e mozaikut dekorativ të krijum me mëlmesa të Lindjes, e deri te dritat që pulsojnë, nga vizatimet që flasin për traumë e deri te objektet që krijojnë familje të re, artistat e ftum si Fishkin, Muçolli, Gabris, Kastrati, Milazimi, Rizaj, Coley e plot yje tjerë, e kanë një gja të përbashkët: punojnë me kujtesën si ndjenjë, jo si vepra muzesh.
Dhe Shkololli, si kurator, nuk e udhëheq këtë bienale me zhurmë tiktokiane apo obsesion instagramor, por me ritmin e vet të njohun që të drejton prej hapsinës në hapsinë pa paragjykime dhe pa insistim në të vërteta absolute.
Krejt në fund, kjo nuk po doket si një bienale që ka me insistu mu mbajt në mend për pamjet (edhepse syni estetik i Shkolollit osht i mrehtë). Por për qysh ki mu ndi kur del jashtë nëpër rrugicat e Prizrenit, shpitë e moçme otomane, objekte komuniste edhe ballafaqohesh me një puls të ri në këtë qytet (dhe rrëfim) të vjetër.
Linku: https://suzannepodcast.substack.com/p/pulsi-i-ri-i-qytetit-te-vjeter
Edicioni i 5-të i Autostrada Biennale “Unfolding Currents: The Pulse of Time” (“Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës”), kurum nga Erzen Shkololli, mbahet nga 5 korriku deri më 5 tetor 2025. Për artista, hapsinat ekspozuse dhe konceptin kuratorial, lexoni këtu: https://autostradabiennale.org/sq/biennale-2/ediocioni-5/koncepti-kuratorial/