S’u pëlqeu gjoba e trafikut, dy persona sulmojnë policin në Leposaviq – Arrestohen e dërgohen në mbajtje - Gazeta Express
string(100) "su-pelqeu-gjoba-e-trafikut-dy-persona-sulmojne-policin-ne-leposaviq-arrestohen-e-dergohen-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 9:55

S’u pëlqeu gjoba e trafikut, dy persona sulmojnë policin në Leposaviq – Arrestohen e dërgohen në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 9:55

Dy persona në Leposaviq janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe ofenduar një zyrtar policor.

Nga raporti i Policisë së Kosovës, bëhet e ditur edhe se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

‘‘SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Leposaviq 03.07.2025-02:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, kanë sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarin policor, i cili ju kishte shqiptuar një gjobë trafiku. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar PK-ja. /GazetaExpress