Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik - Gazeta Express
string(95) "presidenti-begaj-uron-shba-ne-per-4-korrikun-shqiperia-mirenjohese-per-partneritetin-strategjik"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 9:47

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 9:47

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përcjellë një urim me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që këtë vit shënon 249-vjetorin e saj.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit mes dy vendeve.

“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Presidenti Begaj.

Shqipëria dhe SHBA kanë ndërtuar ndër vite një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe mbështetje reciproke në sfidat rajonale dhe globale.