“Ne ish-ushtarët e UÇK-së jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës”, OVL e UÇK-së uron SHBA-në për 4 Korrikun - Gazeta Express
string(100) "ne-ish-ushtaret-e-uck-se-jemi-gjithmone-ushtare-te-amerikes-ovl-e-uck-se-uron-shba-ne-per-4-korrikun"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 9:31

“Ne ish-ushtarët e UÇK-së jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës”, OVL e UÇK-së uron SHBA-në për 4 Korrikun

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 9:31

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka uruar Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë.

“Në këtë ditë të shënuar për miqtë tanë të përhershëm, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e përjetshme për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha organizata.

OVL e UÇK-së tha se populli amerikan ka qenë gjithmonë përkrah Kosovës në momentet më të rënda historike.

“Mbështetja e SHBA-së ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe shtetësisë, dhe roli i saj mbetet i pazëvendësueshëm për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë, u shprehim mirënjohje të veçantë edhe ushtarëve amerikanë që shërbejnë sot në Kosovë, për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të përditshëm për paqe dhe siguri”.

“Ne, ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi gjithmonë ushtarë të lirisë, dhe në zemrën tonë, jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës. Kurdo që nevoja e drejtësisë, paqes apo miqësisë së sinqertë e kërkon, jemi të gatshëm të qëndrojmë përkrah SHBA-së”, tha OVL e UÇK-së./Express/