Chelsea është gati të finalizojë transferimin e anësorit të Borussia Dortmund, Jamie Gittens, pasi klubi gjerman ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje.
20-vjeçari, pjesë e përfaqësueses U21 të Anglisë, do t’i kushtojë klubit londinez 48.5 milionë funte, plus 3.5 milionë në bonuse.
Të dy klubet, që ndodhen në SHBA për Kupën e Botës për Klube, u takuan në Fort Lauderdale për të përmbyllur marrëveshjen.
Dortmundi bëri të ditur se detajet e kontratës janë ende në proces finalizimi, por BBC Sport raporton se Gittens ka rënë dakord për një kontratë 7-vjeçare me Chelsean që në qershor.
Gittens, i cili iu bashkua Dortmundit nga Manchester City në vitin 2020, ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 14 asistime në 107 ndeshje për klubin gjerman.
Ai nuk do të mund të luajë për Chelsean deri pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.