Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale - Gazeta Express
string(132) "per-cka-sherbejne-urat-ne-mitrovice-dhe-kush-po-i-nderton-ato-arian-tahiri-i-pdk-se-jep-detaje-do-perfundojne-para-zgjedhjeve-lokale"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 20:56

Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 20:56

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka dhënë detaje për dy urat që kanë nisur të ndërtohen në këtë qytet.

Ai në Pressing në T7 tha se këto dy projekte do të finalizohen deri në vjeshtë të vitit 2025.

“Dua ta potencoj që aty çdo herë ka ekzistu një urë, prej pasluftës ka qenë aty – që ne në Mitrovicë e njohim si Vig. Në vërshimet kur ndodhën në vitin 2022 e kanë dëmtu dhe ai Vig është zhvendosur. Tash punimet po fillojnë që do të jetë një urë për këmbësorë që do jetë e bukur dhe e rëndësishme. Ndërsa ura tjetër është prapa palestrës Minatori që mund të jetë urë edhe për automjete”, tha Tahiri në Pressing, transmeton Express.

“Këto janë projekte që është duke i financuar Qeveria e Republikës së Kosovës për çka i jam mirënjohës sepse janë të rëndësishme për qytetarët e Mitrvovicës”, tha ai.