Varrimi i yllit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllait të tij, do të mbahet nesër në orën 16:00, vetëm një ditë pasi humbën jetën në një aksident rrugor.
Ceremonia do të zhvillohet në São Cosme, në qytetin e tij të lindjes, Porto, në veri të Portugalisë, transmeton Gazeta Express.
Pikërisht aty ku para vetëm dy javësh, 28-vjeçari u martua me të dashurën e fëmijërisë, Rute, në një ceremoni katolike të mbushur me familjarë dhe miq të afërt.
Pasditen e sotme, disa makina funerale janë parë duke mbërritur në një shtëpi funerale në qytetin spanjoll Puebla de Sanabria, në veriperëndim të Spanjës, ku trupat e tyre u dërguan pas aksidentit tragjik.