Mendimi për motin: Shumë nxehtë të premten, maksimalet deri në 35C e 38C - Gazeta Express
string(70) "mendimi-per-motin-shume-nxehte-te-premten-maksimalet-deri-ne-35c-e-38c"

Gazeta Express

03/07/2025 18:58

Mendimi për motin: Shumë nxehtë të premten, maksimalet deri në 35C e 38C

Gazeta Express

03/07/2025 18:58

Mot shumë i nxehtë, me kthjellime e diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.

Përgjatë fundjave mbetet mot shumë i nxehtë, megjithëse të shtunën maksimalet zbresin në 33C e 35C. Do të ketë zhvillime vransirash, që më vonë pasdite dhe në mbrëmje mund të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullimë, kryesisht përreth zonave malore. Nga dita e hënë sërish mot kryesisht me kthjellime e diell. Prej ditës së diel temperaturat rikthehen në 35C e 37C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s. Nga dita e diel më pas ndryshon drejtimin në jugore e jugperëndimore.