Vdekja tragjike e Diogo Jotës ka tronditur botën e futbollit, dhe kjo u reflektua qartë edhe në Kampionatin Botëror për Klube që po zhvillohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Futbollistët e klubeve më të mëdha evropiane, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, mbajtën momente heshtjeje në kujtim të sulmuesit portugez.
Para fillimit të seancave stërvitore dhe në disa raste edhe gjatë nxemjes, lojtarët ndaluan gjithçka për të nderuar Jotën me një moment heshtjeje të thellë dhe emocionale.
Pamjet që qarkulluan nga këto seanca treguan fytyra të zymta dhe të përqendruara, duke dëshmuar ndikimin e thellë që ka lënë kjo humbje në mesin e kolegëve të tij.