Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.
Temperaturat pritet të arrijnë në disa qytete të vendit deri në 40 gradë celscius, si në Tiranë, Berat dhe Elbasan, ndërsa sa i përket vlerave minimale, ato do të zbresin gjatë natës deri në 17 gradë celcius në zonat malore, ndërsa në vendet e ulëta dhe në bregdet deri në 21 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-10 m/s.