Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur - Gazeta Express
string(65) "sulm-me-thike-ne-nje-qender-tregtare-ne-finlande-disa-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 17:28

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 17:28

Policia finlandeze ka njoftuar se disa persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në qendrën tregtare Ratina në qytetin Tampere, rreth 180 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Helsinki.

Është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur këtë të enjte dhe autoritetet kanë konfirmuar një person të arrestuar në lidhje me incidentin.

Raportohet se zona është rrethuar dhe janë duke u zhvilluar hetime. Bëhet e ditur poashtu se të lënduarit kanë marrë ndihmë të parë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka informacion mbi numrin e saktë të të lënduarve apo shkallën e lëndimeve.

Tampere është qyteti i tretë më i madh në Finlandë dhe ndodhet në jug të vendit.