Presidenti i Këshillit Europian dhe ish-kryeministri portugez Antonio Costa ka kritikuar ashpër Rusinë për qëndrimin e saj ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për paqe dhe për shkeljen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Sipas The Guardian, Costa është deklaruar duke thënë se është “thellësisht i zhgënjyer që Rusia nuk po angazhohet me përpjekjet e Presidentit Trump për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Bëhet e ditur se ai tutje ka thënë që Bashkimi Europian do të vazhdojë ta mbështesë plotësisht Ukrainën, ndërsa vendet anëtare do të kenë më shumë fleksibilitet për të shtuar ndihmën ndaj saj.
Ndërkohë, sa i përket procesit të anëtarësimit, Costa i ka vlerësuar si “pune mbresëlënëse” përpjekjet e Ukrainës, duke sinjalizuar mbështetje për të ecur përpara në negociata.