Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka filluar takimin me presidenten Vjosa Osmani, e cila nisi një seri takimesh të ndara me krerët e partive politike parlamentare.
Osmani, në ditën që e la për t’i takuar kryetarët e partive nga komunitetet joshumicë, ka ftuar edhe partnerët e koalicionit të Vetëvendosjes.
Në mëngjes te Osmani ishte edhe kryetari i Guxo, Faton Peci.
Ndërkaq, takimet e djeshme të Osmanit me liderët partiakë të shumicës shqiptare nuk rezultuan të suksesshme, të paktën jo në tentativën e 41-të për konstituim të Kuvendit, e cila dështoi sot./Express/