Uzairi pyet deputeten Musa: Tregoju popullit pse ndryshoi qëndrimi yt - Gazeta Express
string(68) "uzairi-pyet-deputeten-musa-tregoju-popullit-pse-ndryshoi-qendrimi-yt"

Maqedoni

Gazeta Express

03/07/2025 16:15

Uzairi pyet deputeten Musa: Tregoju popullit pse ndryshoi qëndrimi yt

Maqedoni

Gazeta Express

03/07/2025 16:15

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët Gadaf Uzairi përmes një postimi në FB ka reaguar ndaj deputetes Mimoza Musa, për ndryshim qëndrimi ndaj qeverisë që më parë e quante “anti-shqiptare”. Ai e fton publikisht ta sqarojë nëse e ka ndërruar qëndrimin apo “vetëm dresin”.


“Mos i lodh njerëzit me moral të rremë – të gjithë po e shohin: kur nuk merr atë që do, bëhesh parimore, kur të japin ndonjë kockë, bëhesh e heshtur!”.

Mimoza Musa, na thuaj publikisht:

A ka ndryshuar qëndrimi yt ndaj kësaj qeverie që ti vetë e quaje anti shqiptare, apo thjesht ke ndryshuar dresin?

Në mbledhjet e Kryesisë së Aleancës nuk leje që të mbaronte diskutimi pa thënë: “Duhet të largohemi nga kjo qeveri, nuk na përfaqëson, po na turpëron!”

Po tani, çfarë ndodhi?

A është e pranueshme për ty kjo qeveri edhe pasi Bashkimi Evropian e demaskoi si të korruptuar dhe pa reformë?

Mos i lodh më njerëzit me moral të rremë!

Të gjithë po e shohin: kur s’të jepet ajo që kërkon, bëhesh parimore, kur të japin ndonjë kockë bëhesh e heshtur!