BDI: 32 punësime në Regjistrin Qendror, asnjë shqiptar, kjo është e papranueshme! - Gazeta Express
string(77) "bdi-32-punesime-ne-regjistrin-qendror-asnje-shqiptar-kjo-eshte-e-papranueshme"

Maqedoni

Gazeta Express

03/07/2025 16:14

BDI: 32 punësime në Regjistrin Qendror, asnjë shqiptar, kjo është e papranueshme!

Maqedoni

Gazeta Express

03/07/2025 16:14

“Përjashtimi i plotë i shqiptarëve nga 32 punësime të reja në Regjistrin Qendror është dëshmi e qartë e diskriminimit institucional dhe politikave përjashtuese të kësaj qeverie.

Kjo nuk është më statistikë, është alarm! Po instalohet një sistem që e zhduk shqiptarët nga institucionet publike. Kjo ndodh përditë, në çdo sektor, dhe nuk mund të tolerohet më!

BDI kërkon reagim urgjent nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Kjo nuk është çështje punësimi, është çështje e barazisë, paqes dhe ekzistencës së një shteti shumetnik.

Deri këtu! Kjo padrejtësi nuk kalon në heshtje” thuhet në reagimin e BDI-së.