Bota e futbollist sot është në zi. Ylli i Liverpoolit dhe Portugalisë, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre kanë vdekur pas një aksidenti trafiku.
Rasti ka ndodhur pas mesnate, teksa vëllezërit po udhëtonin nga Portugalia për në Spanjë, shkruan Gazeta Express.
Jota ishte prej yjeve kryesorë të Liverpoolit dhe një ndihmë e madhe e “Reds” drejt triumfit në Premierligë këtë sezon.
Goli i tij i fundit u shënua më 2 prill në derbin e Merseyside ndaj Evertonit, ku Liverpooli e fitoi minimalisht 1:0.