“Plumbi i Artë”/ Tensione dhe përplasje në Gjykatën e Posaçme, shtyhet sërish seanca - Gazeta Express
string(80) "plumbi-i-arte-tensione-dhe-perplasje-ne-gjykaten-e-posacme-shtyhet-serish-seanca"

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 15:58

“Plumbi i Artë”/ Tensione dhe përplasje në Gjykatën e Posaçme, shtyhet sërish seanca

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 15:58

Pas rreth tre orësh tension dhe kaos, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndërprerë dhe shtyrë për një datë të re seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, pa mundur që për të dytën herë radhazi të nisë marrjen e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi.

Seanca u ndërpre pas largimit të avokatit Genti Rumano, mbrojtës i të penduarit Henrik Hoxhaj, i cili deklaroi se hiqte dorë nga mbrojtja e klientit të tij.

Pas braktisjes së sallës nga avokati, gjykata e gjobiti Rumanon me 100 mijë lekë. Ndërkohë, të gjithë të pandehurit kishin braktisur sallën më herët.