Harvey Elliott me mesazh prekës për Diogo Jotën: Do të jesh gjithmonë pjesë e kësaj familjeje - Gazeta Express
string(92) "harvey-elliott-me-mesazh-prekes-per-diogo-joten-do-te-jesh-gjithmone-pjese-e-kesaj-familjeje"

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 15:54

Harvey Elliott me mesazh prekës për Diogo Jotën: Do të jesh gjithmonë pjesë e kësaj familjeje

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 15:54

Vdekja tragjike e Diogo Jotës ka prekur thellë futbollistët dhe komunitetin sportiv në mbarë botën.

Një nga reagimet më të ndjera ka ardhur nga bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Harvey Elliott, i cili përmes një postimi emocional në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen dhe mirënjohjen e tij për Jotën.

“Diogo, nuk mund ta besoj që ke ikur. Është e vështirë ta shprehësh me fjalë se sa shumë na dhemb kjo,” ka shkruar Elliott, duke e cilësuar Jotën si një futbollist të jashtëzakonshëm, të përulur dhe punëtor, që bënte diferencën sa herë zbriste në fushë dhe që gjithmonë ishte aty për këdo që kishte nevojë.

Elliott kujtoi edhe momentet që ka ndarë me Jotën te Liverpooli, duke thënë se do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e tij. “Do të jesh gjithmonë pjesë e kësaj skuadre, pjesë e familjes së Liverpoolit. Nuk do të harrojmë kurrë,” shkroi ai me emocione të thella.

Në fund, mesazhi i tij përfundon me një ngushëllim të përzemërt për familjen e Jotës dhe një dedikim të fundit:
“Prehu në paqe Diogo & André. Kurrë nuk do të ecësh vetëm.”