Von der Leyen: BE-ja gati për marrëveshje me SHBA – paralajmëron masa në rast dështimi - Gazeta Express
string(83) "von-der-leyen-be-ja-gati-per-marreveshje-me-shba-paralajmeron-masa-ne-rast-deshtimi"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 15:35

Von der Leyen: BE-ja gati për marrëveshje me SHBA – paralajmëron masa në rast dështimi

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 15:35

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka sinjalizuar nga Danimarka se Bashkimi Evropian është i gatshëm për një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, por ka paralajmëruar se në rast dështimi, blloku është i përgatitur të mbrojë interesat e veta me çdo mjet të mundshëm.

Sipas The Guardian, në lidhje me negociatat në vijim me SHBA-në, von der Leyen ka thënë:

“Dua të them thjesht se jemi gati për një marrëveshje. Ne duam një zgjidhje të negociuar. Por ju të gjithë e dini që njëkohësisht po përgatitemi edhe për mundësinë që të mos arrihet një marrëveshje e kënaqshme. Prandaj kemi zhvilluar konsultime për një listë të masave të balancimit, dhe do të mbrojmë interesin evropian kur të jetë e nevojshme. Me fjalë të tjera, të gjitha instrumentet janë në tryezë,” është shprehur ajo.

Presidentja e KE-së, poashtu ka folur për Ukrainën ku ka theksuar se “arritja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë mbetet prioriteti kryesor, sepse ukrainasit nuk po luftojnë vetëm për sovranitetin e tyre, por edhe për ne.”