Radha e Albert Kinollit, fillon takimin me Osmanin - Gazeta Express
string(49) "radha-e-albert-kinollit-fillon-takimin-me-osmanin"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 15:30

Radha e Albert Kinollit, fillon takimin me Osmanin

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 15:30

Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka filluar takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Osmanin ditën e sotme e rezervoi për takimet ndaras me krerët e partive të komuniteteve joshumicë për të diskutuar për daljen e mundshme nga kriza në Kuvend.

Osmani dje ka filluar më një cikël të ri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend, raporton Gazeta Express.

Takimet e para ajo i mbajti dje me krerët e partive të shumicës shqiptare, përkatësisht me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas takimeve, Presidenca tha se liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Presidentja Osmani u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”.

Megjithatë, seanca sotme dështoi sërish me të njëjtin skenar për të 41-ën herë./Express/