Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është pranë një transferimi të bujshëm në Bundesligë, ku pritet t’i bashkohet skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach, raportojnë mediat turke.
Sipas këtyre raportimeve, Rashica duket se ka filluar t’i japë fund aventurës së tij në Turqi, shkruan Gazeta Express.
Ai ka fshirë emrin e Besiktasit nga profili i tij në rrjetin Instagram, duke shtuar dyshimet për një largim të afërt.
Kalimi në Borussia Mönchengladbach do të ishte një rikthim në futbollin gjerman për Rashicën, i cili më herët ka shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremen.