Vdekja tragjike e sulmuesit portugez Diogo Jota ka lënë të pikëlluar jo vetëm familjen dhe miqtë e tij të ngushtë, por edhe të gjithë komunitetin e futbollit.
Futbollistë të njohur të kombëtares portugeze kanë reaguar me mesazhe zemërthyese, duke ndarë dhimbjen dhe tronditjen për humbjen e bashkëkombasit të tyre.
Mesfushori Ruben Neves shprehu dhimbjen e thellë me fjalë prekëse: “Thonë se njerëzit i humbim vetëm kur i harrojmë. Unë kurrë nuk do të të harroj.”
Sulmuesi Rafael Leao, në një reagim të shkurtër por të ndjerë, tha: “Pusho në paqe, vëlla.”
Mbrojtësi Diogo Dalot ishte i shokuar nga lajmi, duke thënë: “Shkatërruese… Pa fjalë… Shumë forcë për familjen.”
Edhe Pedro Gonçalves, mesfushori i Sportingut, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes: “Ngushëllimet më të thella për familjen.”
Portieri Diogo Costa tregoi tronditjen që ndjeu me një mesazh të shkurtër: “Nuk ka fjalë… Pusho në paqe.”
Mbrojtësi Renato Veiga reagoi po ashtu me dhimbje: “Pa fjalë… Pusho në paqe.”
Ndërsa veterani Danilo dha një mesazh me tone shpirtërore: “Nuk ka dhimbje në tokë që parajsa nuk mund ta shërojë.”
Këto reagime të sinqerta tregojnë për respektin e madh që bashkëlojtarët dhe bashkëkombasit kishin për Jotën, jo vetëm si futbollist të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha si njeri.