Në Galeria 17 po qëndron e hapur ekspozita arkiv e Çmimit Artistet e së Nesërmes me katalog origjinal të koleksioneve të plota, realizuar në një periudhë kohore prej 13 vitesh.
Ky koleksion arkivor ofron një përmbledhje të hollësishme të mbulimit mediatik dhe dokumentimit fotografik të rrugëtimit të Çmimit Artistët e së Nesërmës nga viti 2002 deri në 2024. Ai pasqyron ndikimin e zhvillimeve teknologjike në mënyrën se si media e shtypur, televizioni dhe portalet online kanë trajtuar këtë ngjarje përgjatë kësaj periudhe. Në dekadën e parë, media e shtypur luajti një rol kryesor në mbulimin e ngjarjes, por me rënien e gazetave të shtypura në Kosovë, burimet gradualisht u zhvendosën drejt mediave online dhe rrjeteve sociale. Koleksioni përmban mbi 150 artikuj gazetash dhe afër 40 video, të siguruara nga 25 burime të ndryshme. Pjesa më e madhe e artikujve janë siguruar nga arkivat publike dhe private, ndërsa fotografitë (2003–2014) janë plotësisht nga arkivi i Galerisë Kombëtare. Nga viti 2016 deri në 2024, fotografitë janë mbledhur nga arkivat personale të artistëve pjesëmarrës, të realizuara nga Stacion – Center for Contemporary Art Prishtina. Video-t janë mbledhur nga stacionet televizive lokale dhe nga Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosova dhe janë kategorizuar në dy kanale: mbulimi mediatik nga televizionet lokale (2008–2024) dhe dokumentimi i hapjeve të ekspozitave (2011, 2012).
Artists of the Day After Tomorrow: Botimet
Nëntë botime të ndryshme nga fituesit e “Artistët e së Nesërmes” pasqyrojnë një gamë të gjerë qasjesh ndaj librit artistik si një formë shprehjeje artistike, dialogu dhe dokumentimi. Këto vepra përfshijnë kontekste të ndryshme — nga ekspozita retrospektive, ekspozita, projekte kërkimore, poezi, botime interaktive, deri te botimet e përfaqësuesve të Kosovës në Bienalen e Venedikut. Ato pasqyrojnë udhëtimet e artistëve pas “ditës së nesërme”, duke trajtuar tema të tilla si identiteti, drejtësisë sociale, puna dhe të drejtat e klasës së mesme, identiteti LGBTQ+, ndjenjat e përkatësisë dhe të drejtat, mbijetesën e arkitekturës brutaliste dhe moderniste në Kosovë gjatë tranzicionit — si dhe identitetet urbane dhe rurale, me vëmendje tek monumentaliteti i jetës së përditshme.
Botimet vijnë nga institucione shtetërore dhe të pavarura të artit, duke theksuar rolin e tyre në dokumentimin dhe arkivimin e kërkimeve artistike dhe socio-kulturore në vend.