Jurgen Klopp e ka marrë me pikëllim të thellë humbjen e ish-lojtarit të tij, Diogo Jota.
Dyshja kishte punuar së bashku në Liverpool dhe sukseset nuk iu kishin munguar, shkruan “Gazeta Express”.
E ditën e sotme, njëjtë si krejt të tjerët, edhe trajneri gjerman u informua për vdekjen e futbollistit portugez, së bashku me vëllain e tij, në një aksident të tmerrshëm që e pësuan në Spanjë.
“Jam me zemër të thyer për ndarjen nga jeta të Diogo Jota dhe vëllait të tij André. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por ai ishte gjithashtu një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm!”.
“Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqinë time për bashkëshorten, fëmijët, familjen, miqtë dhe këdo që i donte”.
“U prehsh në paqe, Diogo”. /Gazeta Express