Hapja solemne e ekspozitës “TESTAMENT” në Galerinë e Arteve në Pejë - Gazeta Express
string(65) "hapja-solemne-e-ekspozites-testament-ne-galerine-e-arteve-ne-peje"

Arte

Gazeta Express

03/07/2025 14:55

Hapja solemne e ekspozitës “TESTAMENT” në Galerinë e Arteve në Pejë

Arte

Gazeta Express

03/07/2025 14:55

Mbrëmë, Galeria e Arteve në Pejë u bë shtëpia e ekspozitës “TESTAMENT” një projekt artistik që shkon përtej kufijve të zakonshëm të artit. E sjellë nga organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, kjo ekspozitë është një dëshmi e fuqishme për zërat që shpesh janë lënë në heshtje, një ftesë për ndërgjegjësim dhe një thirrje për përfshirje e barazi.

20 portrete. 20 histori. 20 zëra që sfidojnë paragjykimet.

Të pranishmit patën mundësinë të njihen me rrëfime që ndërtojnë ura, thyejnë stereotipe dhe hapin rrugë drejt një shoqërie më të drejtë. Përmes portreteve të ekspozuara, arti u bë mjet për të treguar anën tjetër të medaljes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian anën që shpesh shfaqet me guxim, përkushtim dhe talent, përkundër sfidave të shumta.

Bashkëpunëtor të rëndësishëm të ekspozitës janë Eliza Hoxha dhe Arben Llapashtica, në kurim dhe shkrepje të portreteve.

“TESTAMENT” nuk është vetëm një ekspozitë është një thirrje për të dëgjuar, për të parë dhe për të reflektuar. Është dëshmia që arti mund të jetë zë për ata që nuk dëgjohen dhe forcë për ata që sfidojnë çdo ditë për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për tre javë!