Konsultimet për konstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani e takon edhe deputetin goran, Adem Hoxha - Gazeta Express
string(98) "konsultimet-per-konstituimin-e-kuvendit-presidentja-osmani-e-takon-edhe-deputetin-goran-adem-hoxha"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 14:37

Konsultimet për konstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani e takon edhe deputetin goran, Adem Hoxha

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 14:37

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me kryetarë të partive më të vogla parlamentare, për të diskutuar lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ajo e ka pritur në Presidencë edhe deputetin goran, kryetarin e partisë Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxhën.

Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive më të mëdha politike në vend për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe sot po vazhdon me takime edhe me kryetarët e partive të tjera më të vogla.

Vjosa Osmani ka kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”, sipas një komunikate.