Tifozët e Liverpoolit kanë mbetur në shok të vërtetë pasi e morën lajmin për vdekjen e futbollistit të ekipit të tyre të zemrës, Diogo Jota.

Ylli portugez ishte duke udhëtuar në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, po ashtu futbollist, kur e pësuan një aksident të tmerrshëm në trafik, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, vetura e tyre përfundoi jashtë rrugës shkaku i shpërthimit të gomës gjatë një tejkalimi me shpejtësi të madhe dhe me këtë rast Lamborghini për pak sekonda u mbulua nga flaka.

E sot tifozët e Liverpoolit pasi e morën vesh lajmin, me mërzi të thellë e morën rrugën drejt stadiumit “Anfield Road” për të bërë homazhe për futbollistin e tyre. /Gazeta Express
