Gjatë vizitës së tij në Danimarkë, ku po merr pjesë me ftesë të kryeministres daneze, Mette Frederiksen, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar për një hap të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së vendit.
Përmes një postimi në X, ai ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje bashkëpunimi ukraino-amerikane për prodhimin e dronëve, përfshirë dronët interceptues, të cilët janë prioritet kryesor.
Zelensky ka theksuar se marrëveshja është nënshkruar me kompaninë amerikane Sëift Beat dhe parashikon prodhimin e qindra mijëra dronëve gjatë këtij viti, me mundësi zgjerimi të prodhimit vitin e ardhshëm.
Ai ka bërë të ditur se në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të prodhohen dronë interceptues për shkatërrimin e dronëve dhe raketave armike, kuadrokopterë për zbulim dhe rregullim të zjarrtë, si dhe dronë sulmues me rreze të gjatë.
Presidenti poashtu ka nënvizuar se këto pajisje do të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve mbrojtëse të Ukrainës dhe në mbrojtjen e jetës së qytetarëve ukrainas. Ai gjithashtu deklaroi se do të vazhdojë punën në Danimarkë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të fokusuara në prodhim, zhvillim dhe mbrojtje të përbashkët.