Organizata Botërore Meteorologjike: Bota duhet të mësohet me valët ekstreme të nxehtësisë - Gazeta Express
string(88) "organizata-boterore-meteorologjike-bota-duhet-te-mesohet-me-valet-ekstreme-te-nxehtesise"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 14:16

Organizata Botërore Meteorologjike: Bota duhet të mësohet me valët ekstreme të nxehtësisë

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 14:16

Temperaturat e larta besohen se janë përgjegjëse për vdekjen e 6 personave në Spanjë dhe Itali

Nxehtësia përvëluese ka shkaktuar viktimat e para në Evropë, ku gjashtë persona u regjistruan të vdekur në Itali dhe Spanjë. Ndërkohë, temperaturat e sipërfaqes së detit në Mesdhe kanë arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor.

Vala e nxehtësisë ekstreme që ka përfshirën Evropën Jugore po vijon të zgjerohet drejt lindjes me Parisin, Romën, Berlinin, Vjenën, Pragën dhe Varshavën që po përjetojnë temperatura rekord. Franca ka regjistruar qershorin e dytë më të nxehtë që nga viti 1900, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Temperaturat e larta besohen se janë përgjegjëse për vdekjen e 6 personave në Spanjë dhe Itali. Në Napoli, temperaturat arritën në 34 gradë, me një shkallë lagështie që preku 70%, veçanërisht në mbrëmje dhe natën. Ndërkohë në Milano temperaturat ishin 7 gradë mbi mesataren, ndërsa në Romë 8 më shumë se mesatarja.

Megjithatë në disa rajone janë vendosur masa lehtësuese që kufizojnë punën në ambientet e jashtme gjatë orëve të pikut. Një masë e tillë do të duhej të ndërmerrej edhe në vende të tjera që po arrijnë temperatura rekord, siç është Shqipëria.

Organizata Botërore Meteorologjike tha se bota duhet të mësohet të jetojë me normalitetin e ri të valëve ekstreme të nxehtësisë, që do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive me kalimin e kohës.

Ndërkohë, temperaturat e sipërfaqes së detit në Mesdhe kanë arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor. Më 29 qershor, këto temperatura arritën në 26.01°C, sipas të dhënave të Copernicus. Ngrohja më intensive u vërejt në basenin perëndimor të Mesdheut, duke përfshirë Detin Balearik dhe Detin Tirren. Me kushtet aktuale të motit, shkencëtarët thonë se nuk ka gjasa që temperaturat të bien së shpejti.

Mesdheu konsiderohet një nga ‘pikat’ më të prekshme nga ndryshimet klimatike në botë, duke u ngrohur shumë më shpejt se mesatarja globale. Ekspertët paralajmërojnë se valët e nxehta detare të vazhdueshme mund të ndryshojnë këtë rajon në mënyrë të pakthyeshme.