Prokuroria: Bankers përfitoi miliarda nga nafta - Gazeta Express
string(46) "prokuroria-bankers-perfitoi-miliarda-nga-nafta"

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 13:53

Prokuroria: Bankers përfitoi miliarda nga nafta

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 13:53

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka nisur një hetim ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” për shmangie tatimore dhe skema mashtruese gjatë periudhës 2004–2024. Në kuadër të aksionit janë lëshuar 14 masa sigurimi, nga të cilat 9 janë ekzekutuar ndaj administratorit aktual H.X., ish-administratorit L.Ç., dhe disa personave të tjerë me pozicione drejtuese si L.Ë., A.K., K.Xh., D.G., M.Th., M.I. dhe E.A. Ndërkohë, 5 persona, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.

Prokuroria njofton se kompania ka kryer eksporte dhe shitje në vlerën mbi 532 miliardë lekë, por ka deklaruar shpenzime tatimore që tejkalojnë të ardhurat, duke rezultuar në humbje për 20 vite rresht. Kjo ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit, kryesisht përmes përfitimit të paligjshëm të TVSH-së, në miliona euro.

Hetimet zbulojnë gjithashtu falsifikime dokumentesh dhe operacione financiare të dyshimta brenda dhe jashtë Shqipërisë, të kryera në bashkëpunim me individë dhe kompani të tjera. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha skemat mashtruese dhe për të sjellë para përgjegjësisë penale autorët e këtyre veprave.