Në rrjetet sociale kanë nisur të publikohen pamjet e aksidentit të frikshëm që e pësoi mbrëmë futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.
Të dy mbetën të vdekur në vend pasi vetura e tipit Lamborghini doli nga rruga pasi iu shpërthye një gumë gjatë një tejkalimi, ndërsa më pas e tëra u përfshi nga flakët, shkruan “Gazeta Express”.
E një video që po qarkullon në rrjetin social “X”, e paraqet një veturë rasti duke kaluar andej pari duke e filmuar veturën e mbuluar nga flakët, që pretendohet të jetë e futbollistit tashmë të ndjerë portugez. /Gazeta Express
Heart breaking videos of Diogo Jota accident .The crash was so severe that high end car with all the safety features was under fire within a second in Spain . RIP Liverpool and Portugal footballer .Request all your family member to drive within feasible speed limit 🙏#DiagoJota pic.twitter.com/gHkpsI9M5i
— Ravan (@Invisible0904) July 3, 2025