Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Mahmuti: Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg - Gazeta Express
string(122) "deklarata-e-kurtit-per-thacin-e-veselin-mahmuti-con-uje-ne-mullirin-e-prokurorise-per-te-arsyetuar-mbajtjen-e-tyre-ne-burg"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 13:20

Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Mahmuti: Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 13:20

Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka deklaruar se zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, i vizitojnë ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, që gjenden në Hagë për instruksione politike.

Mahmuti në reagimin e tij ka thënë se deklarata e Kurtit çon ‘’ujë në mullirin e Prokurorisë’’ për të arsyetuar mbajtjen në burg të Thaçit e Veselit.

‘‘Denoncim i turpshëm publik që çon ujë në mullirin e Prokurosisë për të arsyetuar mbajtjen në burg të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress