Ushtarët maqedonas dhe shqiptar në KFOR kryjnë ushtrime kundër turmave dhe zjarrfobisë - Gazeta Express
string(86) "ushtaret-maqedonas-dhe-shqiptar-ne-kfor-kryjne-ushtrime-kunder-turmave-dhe-zjarrfobise"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 12:59

Ushtarët maqedonas dhe shqiptar në KFOR kryjnë ushtrime kundër turmave dhe zjarrfobisë

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 12:59

KFOR ka njoftuar përmes një komunikate për media se ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të KFOR-it, kanë kryer një ushtrim intensiv lidhur me Kontrollin e Turmave dhe Trazirave dhe zjarrfobisë në Kampin Villaggio Italia në Pejë, në koordinim me trajnerët hungarezë nga Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it.

Sipas KFOR-it, ky trajnim i ekspozoi ushtarët ndaj nxehtësisë ekstreme dhe flakëve të gjeneruara nga pajisjet ndezëse, me qëllim forcimin e gatishmërisë së tyre operacionale dhe rezistencës psikologjike.

“Ushtrime të tilla janë kritike për të siguruar përgjigje të qeta dhe efektive nën stres, dhe për të ruajtur efektivitetin e misionit në mbështetje të një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it