“Një ditë që kurrë s’do ta harrojmë”, video-postimi i Diogo Jotas pak orë para vdekjes tragjike - Gazeta Express
string(91) "nje-dite-qe-kurre-sdo-ta-harrojme-video-postimi-i-diogo-jotas-pak-ore-para-vdekjes-tragjike"

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 12:53

“Një ditë që kurrë s’do ta harrojmë”, video-postimi i Diogo Jotas pak orë para vdekjes tragjike

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 12:53

Viti 2025 ishte duke ecur për mrekulli për Diogo Jotan.

Ylli portugez ishte shpallur kampion i Anglisë me Liverpoolin në muajin maj, ndërsa në muajin qershor e kishte fituar Ligën e Kombeve me Portugalinë.

E pikërisht muajin e kaluar i kishte dhënë fund edhe beqarisë, shkruan “Gazeta Express”.

Më 22 qershor, 28 vjeçari ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, me të cilën i kishte edhe tre fëmijë.

“Po, përgjithmonë”, shkruante në njërin prej tyre, duke e postuar edhe shenjën infinit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ndërsa vetëm pak orë para vdekjes, si pasojë e një aksidentit të tmerrshëm trafiku, Jota e kishte publikuar edhe një video, në të cilën shihej me nusen e tij dhe ku shkruante: “Një ditë që s’do ta harrojmë kurrë”.

Por, fatkeqësisht, martesa e tij zgjati veç 11 ditë pasi në orët e hershme të ditës së sotme, Jota bashkë me vëllain e tij ndërruan jetë pas një aksidenti fatal në trafik, të pësuar në Spanjë.

Ky postim brenda pak orësh i mori mbi 1 mijë komente, të cilët fatkeqësisht nuk ishin për urime, por për ngushëllime e mërzi… /Gazeta Express