Reagimeve të shumta të botës së futbollit s’kish se si t’ju mungonin klubet e dy vëllezërve futbollistë që e humbën jetën tragjikisht në aksident trafiku, Diogo Jota dhe Andre Silva.
Ky i fundit ishte pjesë e klubit Penafiel, klub ky që ndihet i shkatërruar me humbjen e futbollistit të tij, shkruan “Gazeta Express”.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit të futbollistit tashmë të ndjerë.
“Futebol Clube Penafiel shpreh ngushëllimet e tij më të thella për vdekjen tragjike të André Silva dhe vëllait të tij Diogo Jota, viktima të një aksidenti rrugor që ndodhi në orët e fundit.”
“Humbja e dy jetëve kaq të reja, të dyja të lidhura me botën e futbollit, na mbush me dhimbje dhe tmerr. Në këtë kohë të vështirë, Futebol Clube Penafiel ia shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që ndanë momente jete dhe pasioni për sportin me André dhe Diogon.”
“Klubi do të shpallë zi zyrtare dhe do të bëjë homazhe në ngjarjet e ardhshme sportive. Pushoni në paqe. 🕊️” /Gazeta Express