Reagimeve të panumërta për vdekjen e papritur të futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota u është shtuar edhe ajo e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Shtëpia e futbollit shqiptar e ka ngushëlluar familjen e futbollistit, ndërsa këtë e ka konsideruar si një humbje të madhe për botën e futbollit.
“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel. Në këto momente të dhimbshme, FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva. Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportiv.” /Gazeta Express