Cristiano Ronaldo ka mbetur i shokuar pas vdekjes tragjike të shokut të tij tek Kombëtarja e Portugalisë, Diogo Jota.
28-vjeçari ndërroi jetë mbrëmë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva pas një aksidenti të tmerrshëm trafiku, të pësuar në Spanjë, shkruan “Gazeta Express”.
E “CR7” e bëri para pak çastesh një reagim përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetet sociale, duke e shprehur dhimbjen dhe mërzinë që po e ndien pas ikjes së parakohshme të yllit të Liverpoolit nga kjo botë.
“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin kombëtar dhe pastaj ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve”, shkroi 40 vjeçari. /Gazeta Express